Opinion

Mes tendencave për rritjen e kompetencave të Presidentit Francez dhe kufizimeve që mundohen që ti imponohen pushtetit të tij ai sërish kontakton me qytetarët

Ejup Berisha

Presidenti i Republikës në Francë në kierarkinë më të lartë politike dhe shtetërore e mban postin me të lartë shtetëror dhe politik.
Kur jemi te ky faktor politik vlenë të thuhet se ai atje është figurë qëndrore politike dhe faktor shumë i rëndësishëm dhe dominant i sistemit politik të këtij shteti.Presidenti i Francës ka pushtet faktik atje sepse ka kompetenca të mëdha, shume te rëndësishme por dhe tejet efektive në ambientin politik francez. Kështu në 50 vitet e fundit Kushtetuta Franceze dukshëm ka ndryshuar duke i vënë në dorë edhe më tepër pushtet Presidentit për dallim nga periudhat e
mëparshme. Disa komentues dhe njohës të rrethanave politike atje thonë se në Francë është Presidenti i cili udhëheq jo vetëm me Republikën por edhe i cili i kontrollon Qeverinë, Parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Këto karakteristika sipas tyre e përbëjnë Jupiterin siç e quajnë në Francë Presidentin e tanishëm Emanuel Makron. Nga ana tjetër edhe ky para se të merrte udhëheqjen në Godinën Presidenciale në Elise është shprehur kundër pushtetit të madh të Presidentit. Sipas Makronit Krahasimi i pozicionit të zgjedhur në mënyrë demokratike me “Mbretin e të gjithë perëndive” në mitologjinë romake mund të duket hipokrit në një vend që shekuj më parë e shfuqizoi me forcë monarkinë
e tij. Vlenë të theksohet se bëthamën e pushtetit faktik të Presidentit të Francës e përbëjnë këto kompetenca. 1.Presidenti e emron Kryeministrin si dhe antarët e tjerë të Qeverisë Ministrat. 2.Kryeson me këshillin e Ministrave.3.Në Referendum mund ta ve çdo ligj që i përket organizimit të pushtetit publik.dhe 4. Mund ta shpartallon dhomën e përfaqësuesve Asamblenë kombëtare në konsultim me Kryeministrin dhe me Kryetarët e dy dhomave të Parlamentit Francez.
Por edhe përkundër shqetsimeve në rritje për akumulimin e pushtetit të madh në duart e Presidentit në Francë qytetarët atje e respektojnë dhe e çmojnë shumë Presidentin e tyre. I njëjti zgjidhet nga ana e qyterëve francez prandaj këta kanë shumë respekt dhe besim tek ai por nga ana tjetër edhe Presidenti ka besim të madh dhe respekt të plotë për qytatarët. Kështu kur bëhet fjalë për raportin mes dy faktorëve kryesor në shtetin francez atë shtetëror për Presidentin si dhe atë jo shtetëror për qytetarët ai është shumë i mirë dhe korrekt. Presidenti i Francës edhe përkundër angazhimeve të mëdha në post i njëjti përpiqet që të mban kontakte të vazhdueshme me qytetarët francez dhe atë në mënyra të ndryshme.Duke shfletuar informata rreth lëvizjeve dhe aktiviteteve të përditshme të Presidentit të Francës lexova edhe këtë gjë
e ajo eshte se vetem gjatë 24 orëve sa zgjat një ditë pune dhe angazhimi i Presidentit të Republikës atje ky përmes shërbimeve të
tij qytetarëve u kthen disa mijëra përgjigje si pasojë e letrave apo dhe pyetjeve të dërguara deri te i njëjti përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu thuhet se Presidenti i Francës asnjëher nuk i lë qytetarët pa përgjigje përpos nëse nuk ndodh ndonjë harresë apo dhe ndonjë lëshim i mundshëm teknik. Me tej kush paraqitet te zyra e Presidentit të Francës dhe shpreh dëshirë që të takohet me të në godinen e tij zyrtare, ai me sugurinë më të madhe edhe do të takohet me Presidentin.