September 28, 2024
Maqedoni

Sabit Osmani, kumanovari që filloi nga zero dhe ndërtoi biznes të suksesshëm (VIDEO)

Sabit Osmani është sinonim i një biznesmeni i cili një kohë të gjatë ndërton biznes të suksesshëm. Shumë afaristë kanë arritur të ndërtojnë biznese milionëshe, por kanë dështuar në sfidën për ruajtje të suksesit në afat më të gjatë. Kurse Sabit Osmani tani e 30 vite po i përballon me sukses kësaj sfide, duke zhvilluar dhe duke e rritur në mënyrë konstante suksesin e tij. Fillimisht me kompaninë Autopjesë Besimi, e tani me Diti Autopart, Osmani ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke zgjeruar biznesin edhe me restorantin Diti. Para dy ditëve është organizuar solemnitet ku është shënuar 30 vjetori nga themelimi i kompanisë Autopjesë Besimi dhe 10 vjetori i Autopart Diti. Me këtë rast Televizioni News ka zhvilluar një intervistë me biznesmenin Osmani, ku ai flet për sukseset e arritura, por njëkohësisht kujton fillimin e para 30 viteve, që nuk ka qenë fare i lehtë, por fillim gati prej zeros.