Lloga i përgjigjet Apasievit: Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, kënaqet të jetë “qytetar i RMV-së”
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i është kundërpërgjigjur kryetarit të së Majtës, Dimitar Apasievit, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi sonte të shqyrtojë nismën e dorëzuar nga ky i fundit për grafën etnike në certifikatën e lindjeve, martesave dhe vdekjeve.
Lloga shkruan se në vend që Apasievi të krenohet që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij të shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së.
Lloga, po ashtu, e ka akuzuar Apasievin për neofashizëm.