Veton Surroi uron publikisht çiftin e ri serb: U trashëgofshi në gëzime!
Surroi fillimisht ka uruar në platformën X çiftin e sapomartuar serb, që kanë bë dasëm në Lugano, pastaj në Beograd dhe në fund në Prizren, kurse për këtë ka shkruar edhe në kolumnën e tij të fundit. Urimin e ka bërë në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.
“Çifti fotografohej në Shatërvan e tek Ura e Gurit, plot dritë dhe me qëndisje këmishe e fustani që i kishin porositur nga motivet tradicionale të serbëve të Prizrenit, një lloj qëndisjeje që nuk dallon pothuajse gjë prej atyre të grupeve të tjera etnike të qytetit.
E postova fotografinë e Shatërvanit në platformën sociale “ X”, me shpjegimin bazik dhe një urim në tri gjuhë:
“Një çift etnik serb, dhëndri nga Lugano e nusja nga Beogradi, bënë dasmën e tyre fetare në Prizren të Republikës së Kosovës.
U trashëgofshi në gëzime!
Posrećili vam se svi dani zajedničkog života!
May your love grow stronger each and every passing year!”.
Linku deri te kolumna e plotë: https://www.koha.net/veshtrime/401556/nje-dasme-serbe-ne-prizren/