Shëndetësia në kaos, drejtorët e Fondit blejnë dy vetura luksoze nga 41 mijë euro
dy drejtorët e Fondit shëndetësor blenë dy vetura, secila mbi 41 mijë euro
F1 C Send an email 18:41, 25-05-20210
Disa ditë më parë, Fondi për sigurime shëndetësore u rinovua me dy automjete, për të cilat janë ndarë 82.600 euro, ose një automjet u ble me çmim prej 41.300 euro, raporton Fokus, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Prokurimeve publike, kontrata e prokurimit ishte lidhur më 20 maj, ndërmjet Kompanisë për prodhim, tregti dhe Shërbime MI-DA GRAND MOTORS SHPK Shkup dhe dy drejtorët e Fondit, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.
Mund të shihet nga marrëveshja që vetëm një kompani ka marrë pjesë në tender, kurse si kriter i përzgjedhjes është deklaruar çmimi më i ulët.
Fondi vendosi të blejë dy automjete nga prodhuesi Ford, gjegjësisht makina nga marka “Mondeo Titanium”.
Ndryshe, më 18 maj në seancën e 71-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Qeveria vendosi që të blejë 45 vetura përmes blerjes lizing me kohëzgjatje prej 36 muajve.