Lajmet e rejaMaqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës për dy denarë, fillon edhe lirimi i produkteve ushqimore

December 11, 2023 Ekonomi, kryesore, Lajme, Maqedoni e Veriut, toplajm
Lirohen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që pas mesnate të lirohen për nga dy denarë çmimet e derivateve të naftës.
Nga data 12.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 40,572 (denarë/kilogram).

Ky është lirimi i katërt ose i pestë i njëpasnjëshëm i çmimit të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, shkruan portali lideri.mk, si rezultat i rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Kjo ka filluar të reflektojë edhe në rënien e çmimeve të produkteve ushqimore edhe pse jo në nivel të duhur, pasi disa ekspertë vlerësojnë se shteti nuk mer masat e nevojshme kundër tregtarëve profiterë, e “madje ndoshta edhe bashkëpunon me ta”./Lideri