Nuk ka të ndalur racizmi i prindërve maqedonas ndaj nxënësve shqiptarë, e arsimit shqip
Shkruan: Etem Xheladini
Racizmi i prindërve maqedonas nuk ka të ndalur, çdo vitë e ditë ata i shohim në qendrat e shkollave fillore e të mesme duke protestuar, shtrohet pyetja ku janë institucionet.
Këto grupe të vogla po edhe më të mëdhe të prindërve maqedonas që po protestojnë si në Idrizovë, Çashkë, Manastir e vendbanime tjera me popullatë të përzier, duke bërtitur në tubimet e protestat e tyre si të çmendur kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, si me rastin në shkollën “Todor Janev” në Çashkë e më parë në Idrizovë, po edhe me paralelen e shkollës mesme në Manastir e gjetiu.
Brengosëse është se të demonstrosh fashizëm e racizëm të hapur para institucioneve arsimore-edukative, ndaj fëmijëve të cilët duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare është një akt më se i turpshëm, barbarë, po edhe i pa tolerueshëm.
Në kohën kur bota e civilizuar diversitetin e shehë si pasuri, këta prindër të ngarkuar me plot urrejtje, të indoktrinuar me vite e dekada, po japin një shëmbull jo njerëzor, duke përcjellurë brez mas brezi këto fenomene jo njerëzore e barbare.
Po këta prindër maqedon, si prindërit e tyre, që deri dje i ushqeninë kur ata ishin fëmijë me urretje ndaj shqiptarëve, po vazhdojnë ti ushqejnë sot fëmijët e tyre. Ky edukim i fëmijëve maqedon pastaj vazhdon nëpër shkolla, ku po mësohet se shqiptarët janë një popull ardhacak, i egër, e me lloj, lloj fyerje tjera.
Në këtë drejtim një kontribut të veçant po jepë edhe një pjesë e politikës degjeneruese maqedonase, po edhe institucioneve, siç është rasti me të ështëquajturën Akademia e Shkencës Maqedonase, që shqiptarët i cilëson si: ardhacak, indianë, njerëz të egër dhe pa kulturë e çka jo.
Me këte politikë fashizoide e me këte racizëm këta prindër, po edhe një pjesë e politikëbërsve maqedonas, po edhe atyre shqiptar që po i heshtin këto dukuri, po e ushqejnë dhunën tek gjeneratat e reja dhe kjo do të jetë me pasoja të pa riparuara për të ardhmen e këtij shteti.
Kjo politik e këtij niveli të ulët po na sjellë te dehumanizimi i shoqërisë, duke na bërë me dije se bashkëjetes në mes të këtyre dy komuniteteve nuk mund të ketë, e pastaj i gjithë ky akumulim shpërthen diku, si me rastet kur të rinjët maqedonas në kohën e VMRO-DPMNE-së së Gruevskit, ku fëmijët shqiptarë rriheshin e dhunoheshin nëpër autobusë e vendëbanime tjera nga huliganët maqedonas.