Maqedoni

Erkan Arifi: Po përmirësojmë një padrejtësi shekullore për fshatrat e Likovës, në pranverë lëshohet ujësjellësi nga Nikushtaku deri në Llojan(VIDEO)

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, në një intervistë eksluzive për Televizionin News, ka numëruar katër projektet kapitale që do të
realizohen gjatë vitit 2024 në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Likovës me Qeverinë. Si projekt kryesor ai ka përmendur lëshimin në përodrim të ujësjellësit për fshatrat e kësaj komune, që do të ndodhë
në pranverë të vitit 2024.
Arifi thotë se lëshimi i ujësjellësit në prdorim do të fillojë nga fshati
Likovë, kurse do të përfshihen të gjitha fshatrat fushore nga Nikushtaku deri në Llojan.

Ujësjellësi nuk do të jetë projekt i vetëm kapital për komunën e Likovës
në vitin 2024. Kryetari Arifi në intervistën e tij për Televizionin News ka përmendur edhe tre projekte tjera.