Maqedoni, 29 vjeçari është zhdukur para një jave pa asnjë gjurmë
Në rrjetet sociale po shpërndahet apel për ndihmë në gjetjen e 29 vjeçarit nga Strumica, Marko Davçev, i cili sipas raportimeve është i zhdukur prej një jave.
Zhdukja e tij u raportua në polici, transmeton Lideri.mk.
“Me datë 09.12.2023 në Stacionin Policor Strumicë T.D.(64) nga Strumica ka raportuar se është larguar nga shtëpia djali i tij M.D (29) i cili eshte me probleme shëndetësore. “Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në buletinin e MPB-së./Lideri