Pesë dokumente dhe një informatë: Çka u nevojitet për lëvizje në zonën Shengen pas 1 janarit?
Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë për të lëvizur pa viza në zonën Shengen.
Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.
Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.
Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.
Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Shengen.