Maqedoni

Këshilli Gjyqësor pranoi raportin vlerësues me 40 rekomandime

40 rekomandime përmban raporti i misionit vlerësues të BE-së ndaj punës së Këshillit Gjyqësor. Për 23 prej tyre nevojiten ndryshime ligjore dhe kushtetuese të cilat cilado Qeveri që vjen duhet t’i merr si prioritet. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir gjatë një takimi me gazetarët shpalosi përmbajtje nga raporti. Sipas tij, tre emërues të përbashkët e karakterizojnë raportin: integriteti i gjykatësve (anëtarëve), llogaridhënia dhe transparenca.

Rekomandimet e raportit të misionit vlerësues të BE-së:
40 rekomandime
17 nuk kërkojnë ndryshime ligjore
23 kërkojnë ndryshime ligjore dhe kushtetuese
Transparenca, llogaridhënia, integriteti

Sipas ambasadorit Gir raporti thekson në mënyrë të veçantë nevojën për ndërhyrje kushtetuese në mandatin e anëtarëve të këshillit. 6 vjet mandat sipas raportit janë aq shumë sa gjykatësit i bëjnë të shkëputen nga puna e tyre e përditshme. Gir tha se BE nuk e ka fuqinë të forcon ndryshimet, por rekomandon fuqishëm që reformat të zbatohen me prioritet nga cila do Qeveri e ardhshme. I pyetur nëse raporti përmban nevojën e ndryshimit të formatit të Këshillit Gjyqësor dhe heqjen e të drejtës së Kuvendit dhe Presidentit për të propozuar anëtarë, Gir nuk u shpreh nëse kjo është përfshirë në raport, por tha se ekspertët kanë rekomanduar se kush mund të jetë anëtarë i këtij trupi, para se gjithash persona me integritet dhe profil të lartë juridik.

Rekomandimet e raportit të misionit vlerësues të BE-së:
Kompetencat e Këshillit Gjyqësor
Mandati i anëtarëve
Procesi i selektimit dhe zgjedhjes
Autonomia buxhetore

Gir tha se misioni i BE-së nuk është i befasuar nga raporti, por shtoi se problemet kanë ardhur si pasojë e akumulimit të çështjeve ndër vite dhe jo efikasitetit për zgjidhjen e tyre. “Është mëse e nevojshme që Këshilli Gjyqësor të ndërton mekanizma që të jetë rezistent ndaj ndikimeve politike dhe biznesore” potencoi ambasadori i BE-së, Dejvid Gir. Raporti konstaton edhe mungesën e transparencës së Këshillit Gjyqësor me mediat dhe rekomandon përmirësimin e qasjes me qëllim që puna e organit më të lartë gjyqësor të jetë më transparent. Grupi vlerësues nën udhëheqjen e ish gjykatësit Suprem në Kroaci, Branko Hervat në Shkup qëndroi gjatë datave 27 dhe 28 korrik si dhe 19 deri 21 shtator. Kanë dëgjuar pikëpamjet e 40 gjykatësve. Me aq sa gazetarëve i tha ambasadori i BE-së, rezulton që në raport të mos jetë përfshirë vjetërsimi i lëndëve gjyqësore dhe hakmarrja ndaj qasjes transparente të Gjykatës Supreme.