Ish ushtarët e UÇK-së sifdojnë Ahmetin
Përfaqësuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda në intervistë për Alsat tha se BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve por edhe me vlerat e luftës. Ai thotë se BDI-ja me postin e kryeministrit teknik duhet të shfrytëzojë mundësinë që brenda 100 ditëshit të realizojë ligjin për dëshmorët, ligjin për veteranët e luftës dhe të legalizojë luftën e UÇK-së. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit ky popull i dha djemtë e vajzat duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo të individëve të caktuar.
“Besoj se vet pompoziteti i emërimit që bëhet tani dhe ajo deklarata jo që besoj por do të bëhet e ngarkon ende më shumë me barrë BDI-në dhe e rëndon ende shumë më shumë me përgjegjësitë që struktura e dalë nga lufta që thirret gjithmonë kur kanë nevojë që brenda 22 viteve ka shkel mbi gjithçka për të cilën erdhën, për të cilën e priti ky popull. Mos të harrojmë se BDI-së dhe Ali Ahmetit ky popull i dha djemtë, vajzat, shtëpinë, bukën dhe gjithçka tjetër duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo individëve të caktuar dhe sot ne shohim se konkretisht çka kanë shqiptarët, ata vërtetë kanë emra shumë, unë them po vërtetë të mendojnë shqip dhe po vërtetë mendojnë që kanë përgjegjësi e kanë shansin historik me kryeministër dhe tetë ministra në Qeveri, gjysmën e Qeverisë gatoi, asgjë nuk i ndalon nëse me të vërtetë mendojnë dhe nëse duan vërtetë ta lajnë veten që deri dje nuk kanë mundur, sot e proklamojnë kryeministrin dhe uroj që të jetë kjo, unë do të jem i pari që publikisht do t’i votoj,” deklaroi Besim Hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së. /alsat.mk