Maqedoni

Qytetarët kanë më pak besim në Kuvendin dhe Prokurorinë, ndërsa më shumë besim te Armata

Sipas Institutit për studime të komunikimit i cili mat indeksin e transparencës aktive, Qeveria në vitin 2016 ka pasur transparencë 25 për qind e cila fillon të rritet dhe në dy vitet e fundit ka arritur dhe e ka ruajtur transparencën qind për qind, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai sot në fjalimin e tij në konferencën “Transparencë dhe llogaridhënie. Një çift i përkryer për rikthimin e besimit në institucionet publike” organizuar nga Instituti për studime të komunikimit (ISK), tha se transparenca totale aktive ndërmjet institucioneve për vitin 2023 është 76 për qind, në vitin 2021 ishte 63 për qind për dallim nga viti 2016, që ishte 45 për qind.

“Nga viti 2017 Qeveria është e hapur dhe transparente dhe këtë e dëshmojnë shifrat vjetore. Shifrat për Qeverinë si institucion sipas Qendrës për komunikim civil e cila mat indeksin e transparencës aktive, thonë se në vitin 2016 ka pasur transparencë 25 për qind e cila ka filluar të rritet dhe në dy vitet e fundit ka arritur dhe ruajtur njëqind për qind transparencën”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes, sipas indeksit ka arritur njëqind për qind transparencë dhe atë disa vite me radhë, Ministria e Financave ka 98.1 për qind, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka 91.3 për qind transparencë.

Drejtoresha e Institutit për studime të komunikimit, Zhaneta Trajkovska duke iu referuar të dhënave nga hulumtimi i tyre për transparencën e institucioneve, gjatë konferencës tha se Kuvendi, partitë politike dhe Prokuroria Publike kanë vlerësim 2.5, 2.7 dhe 2.8, ndërsa gjykatat 2.4 për qind dhe kanë besimin më të ulët.

Siç shtoi ai, presidenti i shtetit gëzon pak më shumë besim 3.5 për qind, policia 3.8 për qind, pushteti lokal 3.7 për qind, ndërsa institucioni me besimin më të lartë është Ministria Mbrojtjes.

“Këto numra të perceptimit dhe të mosbesimit janë një ‘shuplakë’ për të gjithë ne”, shtoi Trajkovska.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson në konferencë tha se Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Qeverinë në trajtimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës.

“Në këtë vend, por dhe në shumë vende të tjera është dëshmuar se korrupsioni është problemi më i madh me të cilin përballen qytetarët. Kur udhëtoj nëpër vende, ajo që mësoj nga qeveritë atje është se shqetësimi më i madh është se si të zgjidhet korrupsioni, sepse ai minon demokracinë dhe transparencën dhe ul besimin në institucionet publike. Prandaj jemi krenar që përmes programeve tona punojmë me të gjitha institucionet e këtij shteti në sektorin e drejtësisë dhe atë civil”, tha Loson.