Kosovë

Specialja vazhdon me bastisje, ZPS nuk komenton arrestimin e Haxhi Shalës

Dhomat e Specializuara kanë nisur sot (e hënë) në mëngjes një operacion të bastisjeve në Kosovë.

Megjithatë, Gjykata Speciale në një përgjigje për KosovaPress nuk i ka komentuar raportimet e fundit se është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala me nofkën “Topi”.

“ZPS po kryen operacione në vazhdimësi dhe nuk ka asnjë koment të mëtejshëm”, ka thënë për Kosovapress zëdhënësi i ZPS-së Chris Bennett.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga vet Shala, por nuk e ka hapur telefonin.

Gjyata Speciale në muajit e fundit ka pasur edhe disa bastisje të tjera në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Ismail Sylës, si dhe Artan Behramit

Dhomat e Specializuara në fillim të muajt nëntor e kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.