MaqedoniSport

Ndërroi jetë legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mbrëmë në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi.

I ndjeri Hqim Memedi i lindur në vitin 1953 në Tetovë ishte një ndër futbollistit më të mirë në klubin e futbollit Teteks të Tetovës, pastaj një kohë luajti edhe në klubin e futbollit Liria të Prizrenit, ndërsa karrierën e tij si futbollist aktiv e përfundoi në ekipin e Lubotenit të Tetovës. Ai ishte edhe trajner i ekipit të Shkëndijës pas rithemelimit në vitin 1991.

Haqim Memedi do të mbahet mend si futbollist i cili ka luajtur në Ligën e parë të ish Jugosllavisë me ekipin e Teteksit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas faljes së namazit të drekës, te varrezat e vjetra në Tetove.