Maqedoni

LSDM: Personi i kapur me Kokainë, i afërt me Mickoskin

Partia në pushtet, LSDM, ka dalë sot me akuza ndaj kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskit, duke pretenduar se ky i fundit ka afërsi me një person, të cilin MPB e arrestoi mbrëmjen e djeshme e arrestoi, për shkak se posedonte kokainë. Nga kjo parti thonë, se personi i arrestuar është anëtar i VMRO-së dhe është bashkëpunëtor i afërt i Mickoskit.

“Siç informoi MPB, mbrëmë më 9 dhjetor në orën 2:55 është arrestuar personi A.T. për shkak të posedimit të lëndëve me kokainë. Bëhet fjalë për Aleksandar Tolomanoski – Dandaro, i afërt i Micoskit dhe kryetarit Pecakov. Ja edhe një pjesë e fotografive të tyre të përbashkëta. Le të sheh opinioni se cilët janë njerëzit e afërt të Mickoskit. Kjo është fytyra e vërtetë e DPMNE-së dhe flet shumë se për çfarë njerëz bëhet fjalë” – tha Darko Kaevski, LSDM. /KlanMacedonia/