Kovaçki: Kamerat e sigurisë në Shkup kanë lokalizuar automjetin me të cilin u rrëmbye Vanja
Oliver Spasovski është i obliguar t’i përgjigjet opinionit në vend pse më 4 dhjetor në konferencën e tij për shtyp, ai gënjeu se automjeti i Pançes, në të cilin u rrëmbye Vanja, nuk ishte regjistruar në sistemin e kamerave “Qyteti i sigurt” para datës 27 nëntor, gjegjësisht një ditë para vrasjen, thotë Dragan Kovaçki, deputet nga OBRM-PDUKM.
“Ne e pyesim ministrin Spasovski për disa ditë rresht dhe ai nuk pranon të përgjigjet për dështimin e dukshëm dhe fatal të MPB-së, pasojë e të cilit është rrëmbimi dhe vrasja e vajzës Vanja.
Publikisht e pyesim ministrin Spasovski nëse automjeti është regjistruar në kamera para datës 27 nëntor, gjegjësisht më 24 nëntor në ora 6:30 në hyrje të Shkupit në afërsi të Maxharit në urën te Agroservice?
Për më tepër, a u pikas automjeti nga kamerat e qytetit të sigurt në të njëjtin vend të nesërmen, më 25 nëntor në orën 21:15?
Më në fund, a është vërejtur automjeti në kamera ditën fatale të 27 nëntorit në orën 7:42 të mëngjesit në afërsi të “Aleksandar Palas” dhe Zlokuçanit dhe si është e mundur që ai automjet të kalojë i pakontrolluar në lokacionin më të siguruar në Maqedoni në atë moment? dhe ndoshta në rajon për shkak të përgatitjeve të menjëhershme të Këshillit të OSBE-së”, thotë Kovaçki.