LEN akuzon partitë në pushtet për datën e zgjedhjeve: Qëllimi është të mos merr pjesë në zgjedhje diaspora
Lidhja Evropiane për Ndryshim ka akuzuar partitë në pushtet se kanë caktuar 24 prillin dhe 8 majin për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, me qëllim që të diaspora shqiptare të mos mund të merr plotësisht pjesë në zgjedhje, shkruan Alsat.
Opozita vlerëson se zgjedhjet parlamentare janë caktuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të manipuluar në të njëjtën kohë të dy ciklet zgjedhore. Opozita ka reaguar edhe shkelje të kushtetutës për anëtarin e KSHZ-së që i takon asaj.
Por pavarësisht këtyre veprimeve, opozita thotë se partitë në pushtet nuk do të mund ta pengojnë fitoren në zgjedhje të Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
“Por Lidhja Evropiane për Ndryshim, nuk do të lejojë, në radhë të parë që Diasporës, e cila çdo vit sjell mbi 1,5 miliardë euro në Buxhetin e këtij shteti të mos votojë. Po ashtu nuk do të lejojmë që BDI, LSDM dhe ASH të vendosin nën kthetrat e tyre edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është institucioni i vetëm ku mund të ketë shpresë për funksionim normal. Ja bëjmë me dije pushtetit se, Lidhja Europiane për Ndryshim do të luftojë me të gjitha metodat demokratike dhe europiane për të fituar të drejtën e votës për diasporën dhe për të pasur anëtarin e saj në KSHZ. E nëse pushteti nuk i respekton këto vlera demokratike, atëherë do të përdorim edhe aksione guerile”, tha Blerim Sejdiu, Lidhja Evropiane për Ndryshim./ Alsat.mk