VMRO: LSDM dhe BDI janë fajtorët kryesorë për shkatërrimin e arsimit
LSDM dhe BDI janë fajtorët kryesorë për shkatërrimin e arsimit. Si pasojë Maqedonia është në fund të listës së PISA-s. Kështu reagojnë nga VMRO DPMNE. Vesna Janevska thotë se politikat e arsimit përjetuan dështim total. Nga VMRO DPMNE thonë se Qeveria tenton ta relativizojë situatën me pandeminë, por sipas tyre kjo nuk është e vërtetë.
“Ky është rezultat i kuadrove të paaftë të LSDM-së dhe BDI-së. Kjo është rezultat i ndryshimeve të pamenduara dhe të miratuara me dhunë në sistemin arsimor në 7 vitet e fundit duke filluar nga Renata Deskoska, Arbër Ademi, Milla Carovska deri tek ministri aktual Jeton Shaqiri. Secili me interesat personale, duke mos mbajtur llogari për atë se ku ka mbetur paraardhësi. Dhe kështu vazhdimisht ka ndodhur që të nisë nga fillimi, me shumë gjëra të palogjikshme, por edhe me afat rreth 2 deri në 5 muaj, aq sa i ndërronte Qeveria ministrat duke i etiketuar si të panevojshëm, joefikas dhe joefektiv. Pyetja është se a do të mbajë ndokush përgjegjësi për këtë katastrofë në arsim”, tha Vesna Janevska, VMRO DPMNE.