Politikani bullgar: Kombi maqedon u krijua në Moskë
Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambaski është indinjuar me urimin e ambasadës ruse në Shkup për popullin maqedon në Ditën e vëllezërve Kiril dhe Metodije, që në Bullgari festohet si dita e shkrimit bullgar, ndërsa më herët është quajtur Dita e shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës bullgare, ndërsa prej vitit të kaluar u emëruar Dita e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodije, shkrimit , arsimit edhe letërsisë sllave, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Propozimi që festa të quhet Dita bullgare dhe jo e shkrimit sllav erdhi nga VMRO BND. Sipas kumtesës së kësaj partie, “iniciativa ka si qëllim që festa të distancohet nga përpjekja që Shkupi të përvetësoj çirilicën”. Ambasada ruse në Maqedoni ka uruar festën duke theksuar fjalët e presidentit rus Putin se shkrimi në Rusi erdhi nga Maqedonia, transmeton “Sputnjik”.
Xhmabaski me këtë raste deklaroi se “kombi maqedon u paraqit në vitin 1945″. “Ky është një ndër falsifikimet më të turpshme dhe më dhembshme. Shkrimi dhe ortodoksia në Rusinë e tashme erdhën nga Bullgaria, Ky është fakt. ‘Alfabeti maqedon’ u krijua së bashku me kombin maqedon në Moskë në vitin 1945. Kjo është gënjeshtra më e madhe, tup të keni” ka porosit Xhambaski ambasadën ruse.
Ambasada ruse në Sofje në adresimin bullgarëve ka përdor fjalën e re festë, ndrësa ambasadorja Elena Elena Mitrofanova nënvizoi rëndësinë e veprës së vëllezërve të shenjtë për Rusinë. “Miq të nderuar, pa asnjë dyshim, roli i Bullgarisë në shpërndarjen e shkrimit sllav, kulturës dhe gjuhës është i padiskutueshëm…Edhe në Bullgari edhe Rusi me kujdes ruhen dhe respektohen trashëgimia e shenjtë e Kriil dhe Metodije, që kanë përcaktuan ndërgjegjen e popujve vëllezër sllav për shumë shekuj”, ka thën Mitrofanova.