Ahmeti: Kryeministri shqiptar, më 28 janar!
Në ceremoninë e ndarjes së Qytetari i nderit për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ky i fundit ka bërë të ditur se më 28 janar të 2024 do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Ndryshe Përmes një manifestimi solemn, Bashkia e Tropojës nderoi sot kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me titullin Qytetar Nderi.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte dhe i pranishëm në këtë ngjarje, ka uruar në Facebook kryetarin Ahmeti për titullin e akorduar.
Grubi shton se ky vlerësim është mirënjohje për veprimtarinë e Ahmetit si në luftë ashtu dhe në paqe.
Statusi i plotë:
Sot lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe prijësi ynë drejt proceve progresive kombëtare, Ali Ahmeti u shpall qytetar nderi nga ana e Bashkisë së Tropojës.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin Ahmeti për këtë titull plotësisht të merituar, falënderim për qytetarët e Tropojës dhe udhëheqësisë së bashkisë në krye me z. Rexhë Byberaj për mikëpritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen e shprehur ndaj kontributit kombëtar të Ali Ahmetit.
Krenar që jam i rreshtuar pas tij, gjithmonë në ndjekje të vizionit dhe misionit përparimtar që ai po vazhdon ta udhëheq!