Maqedoni

SHBA fut në ”listë të zezë” ish-zv/kryeministrin Koço Angjushev!

KEQPËRDORI POZITËN ZYRTARE PËR PËRFITIME TË BIZNESIT PRIVAT

Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në “listë të zezë” ish zëvendëskryeministrin dhe biznesmenin Koço Angjev, njofton KlanM.

Në njoftimin e DASH-it, sic njofton KlanM, thuhet se, Angjushevit i ndalohet hyrja në SHBA, pasi kjo konsiderohet si e papërshtatshme, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në masë të konsiderueshme.

“Derisa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev keqpërdori pozitën e tij zyrtare për të pasur përfitime sa i përket interesave të biznesit të tij privat, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Veprimi i sotëm dëshmon se SHBA qëndron me ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar në Maqedoninë e Veriut. Ky veprim rikonfirmon angazhimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Më tej, sic njofton KlanM, në njoftim shtohet se, DASH ka futur në listë të zezë edhe anëtarët e ngushtë të Angjushevit, përkatësisht bashkëshorten dhe dy fëmijët. /KlanMacedonia/