Nxënësit dhe prindërit presin radhë për të nënshkruar librin e zisë për Vanjën
Sot, një atmosferë e pikëlluar përfshiu shkollën fillore Johann Heinrich Pestalozzi në Qendër të Shkupit, ku nxënës, prindër presin radhë për të nënshkruar librin e zisë për 14-vjeçaren Vanja Gjorcevska, e cila u vrarë pamëshirshme. Ata prisnin në radhë me lot në sy dhe me trëndafila në duar për të shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurës së tyre. Një fotografi e Vanjës 14-vjeçare ishte vendosur para hyrjes së shkollës, duke sjellë një atmosferë të trishtuar.
Rreth shkollës ishte siguri e shtuar policore, ndërsa mësuesi i Vanjës dhe kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski ishin prezent për të shprehur ngushëllimet e tyre.
Mësuesit e shkollës kanë shprehur lamtumirën e tyre në profilin e shkollës në Facebook, duke thënë: “Mësuesit nuk dinë ta zgjidhin këtë detyrë Vanja. Na falni, nuk mundemi, nuk dimë të përshëndesim njëri-tjetrin… Qoftë i ndritur rruga juaj drejt përjetësisë!”
Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ka shprehur ngushëllime të thella dhe ka kërkuar dënim maksimal për autorët e kësaj ngjarje tragjike në një postim në Facebook, duke shprehur dhimbje të thella për humbjen e parakohshme të jetës së Vanjës.