Taravari: Fundamenti i ASH-së është kundër BDI-së e cila duhet sa më parë të shkojë në opozitë
Aleanca për Shqiptarët u krijua për ta bërë ndryshimin te shqiptarë. Kështu tha sonte në emisionin “Samo Vistina” në Tv Kanal 5, kryetari i ASH-së Arben Taravari.
Ai tha se ndryshe nga subjektet e tjera politike shqiptare që kanë dalë nga BDI, ASH-ja fundamentin e ka anti-BDI. Sqaroi se me subjektin e Ahmetit kanë bashkëpunuar kur kanë menduar se është me interes shoqëror si në 2017-të, ashtu edhe tani, por sipas Taravarit, BDI duhet të shkojë në opozitë dhe nënvizoi se sa më parë që ndodh kjo, aq më mirë do jetë për shtetin, shoqërinë por edhe për vetë BDI-në.
“Fundamenti i ASH-së është kundër BDI-së. Kjo ka qenë areysja pse ne u themeluam dhe pse unë u kyça në ASH dhe ta bëjmë ndryshimin te shqiptarët. Këtu nuk ka dilame, kjo është matrica e ASH-së. Partitë e tjera politike të gjitha kanë dalë nga BDI, analizoni. Ajo që ishte kundër BDI-së pas 20 vite, është ASH. Megjithatë, kemi ditur në disa raste dhe momente të jemi edhe me BDI-në. Shembull: në vitin 2017-të ne ishim ata që menduam se regjimi duhet të ik dhe të parët që i thamë LSDM-së se jemi këtu me tre deputetë, ishim ne. 49 plus 3 ishin 52. Duheshte punuar me BDI-në që të bëhet shumicë e re, dhe atëherë u kritikuam dhe ajo ishte punë jo normale se si ne mundemi me BDI-në të jemi bashkë. Por, ne kishim qëllim se duhet ndërruar ai regjim, por nuk arritëm ta ndryshojmë gjithë regjimin. Ai regjim kishte dy komponenta, njëra VMRO dhe tjetra BDI. Kur nuk mundesh të dyja, e bën njërë dhe pasi nuk kishte edhe opsion tjetër pasi në fund politika është matematikë dhe prandaj bëmë koalicion me BDI-në. Ajo zgjati 100 ditë dhe unë isha ministër shëndetësie dhe në zgjedhjet lokal e lëshuam qeverinë. Tani sërish nga qendra të rëndësishme u kërkua që të mos jetë vit zgjedhor dhe atëherë riskuam dhe humbëm nga rejtingu, u kritikuam dhe akoma humbim. Ata njerëz që janë të pavarur, që na besojnë neve si politikan, fillojnë të jenë ambivalent dhe na pyesin se çfarë kërkojmë ne me BDI-në. Por, kur na u kërkua që të japim shans për ndryshimet kushtetuese, ne prapë besuam dhe unë jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo na harxhon si politikan të cilët mendojmë e BDI duhet të shkojë në opozitë dhe sa më parë aq më mirë, më mirë për shtetin, shoqërinë por edhe për BDI-në”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH.
Ai tha se tani lëshimin e Qeverisë do e presin deri në momentin kur vërtetë nuk do të keta shanse që të ndodhin ndryshimet kushtetuse, edhe pse ato janë minimale, shtoi ai, por ekzistojnë ende.
Pas kësaj do të vendosim për zgjehdjet nëse do kemi koalicion të zgjeruar me shumicën aktuale, do shkojmë vetë apo do shkojmë me partitë opozitare shqiptare, sqaroi më tej Taravari.