Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim
Tre liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë vazhduar takimet e tyre me përfaqësues të ndryshëm në vendet europiane. Së fundi, ata janë takuar me mërgimtarët në Bern të Zvicrës, ku janë pritur nga një numër shumë i madh i mërgimtarëve.
“Sonte qëndruam në Bern, në Xhaminë Ikre, ku mërgimtarët tanë na pritën krahëhapur dhe shfaqën interes të jashtëzakonshëm me prezencën e tyre masovike. Shtruam shumë çështje që duhen zgjidhur, qamë hallet tona të përbashkëta për braktisjen e vatrave dhe u njohëm nga afër me propozimet dhe potencijalin e diasporës për të pasur rol më të drejtëpërdrejtë në zhvillimet në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Europiane për Ndryshim.