Edhe një tjetër person përfundon në polici për vendosjen e flamurit shqiptar në kishën në Kodër të Diellit
“Sot (30 nëntor) në SPB-Tetovë është kryer bisedë zyrtare me 23-vjeçarin B.Ll. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili dyshohet se është personi i dytë që ka larguar flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit nga shtiza e manastirit “Shën Naumi i Ohrit Çudibërësi” në Kodër të Diellit dhe ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.