Maqedoni

“Shkaku i Lavrovit”, policia maqedonase nuk lejon djalin e Valit të Grupit të Kumanovës të vizitojë babain (Dokument)

Shërbimi sekret maqedonas nuk lejon djalin e Valit të Grupit të Kumanovës të vizitojë babain shkaku i Lavrovit

Policia e Maqeonisë së Veriut i ka ndaluar sot hyrjen nga Kosova në Maqedoni Shpat Zekajt, djalit të Val Zekajt, i cili ishte nisur të vizitojë babain e tij në burgun e Idrizovës.

Në dokumentin zyrtar që i është dhënë në kufi, shihet se vendimi për kthimin e tij është me instruksion të policisë sekrete, respektivisht Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK).

Zyrtarisht në dokument thuhet se kthimi i Shpat Zekajt në kufi është bë për shkak se gjoja paraqet “Kanosje për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Mirëpo në një deklaratë për portalin Lideri.mk, Shpat Zekaj thotë se në kufi i kanë përmendur shkak tjetër.

“Policja kufitare më tha se nuk mund të më lëshojnë për shkak të sigurisë së Lavrovit”, thotë Zekaj.

Ai shprehet tejet i revoltuar që politikbërja shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ndalon kete sjellje të policisë ndaj shqiptarëve, qofshin të vendit, të Kosovës apo të Shqipërisë.