Maqedoni

Deputeti Halil Snopçe për ATV: Shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të lidhur ngushtë me të gjitha proceset vendimtare kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një prononcim për Televizionin ATV ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të lidhur ngushtë me të gjitha proceset vendimtare kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Pra prindërit e shqiptarëve të Maqedonisë kanë jetuar me shpresën ta shkelin me këmbë Shqipërinë dhe ua kanë përcjellur ndër breza dashurinë ndaj shqipërisë. Shqiptarët e Maqedonisë kanë vendosur emra fëmijëve emra të fushave, qyteteve, maleve dhe lumejve duke rezikuar vendet e punës, duke dhënë përgjigje para sistemit komunist dhe duke shkuar nëpër burgje dhe nuk kanë hezituar për atëdhedashurinë, shkruan Top24.