Spasovski nga Brukseli: Bashkëpunim i përforcuar për luftën kundër kontrabandës me migrantë
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Bruksel së bashku me kolegët nga vendet anëtare të BE-së, përfaqësues nga Parlamenti Evropian, Agjencitë për drejtësi dhe punë të brendshme të BE-së – EUROPOL, SELEK dhe EUROXHAST dhe organizatat ndërkombëtare, si partnerë të barabartë në tavolinë të njejtë në takimin e përbashkët, të cilin e hapi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, krijuan politika të përbashkëta me qëllim që të krijohet një Aleancë globale kundër kontrabandës me migrantë.
Pas përfundimit të Konferencës Ndërkombëtare për Aleancën Globale për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve, nga ndërtesa e Komisionit Evropian në Bruksel, njoftoi korrespondenti i MIA-s, Spasovski deklaroi se ka pasur edhe thirrje të përbashkët për veprim për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithëve si partnerë.
“Arsyeja e parë për këtë është se ballafaqimi i kontrabandës së migrantëve përgjatë rrugëve kyçe dhe mbajtja e kufijve të jashtëm si prioritet kryesor nuk është asgjë më pak se një sfidë e përbashkët. E dyta, sepse zgjidhja e kësaj sfide do të jetë e mundur vetëm me përpjekje të përbashkëta, veprime kolektive dhe bashkëpunim të thelluar të ndërsjellë në nivel ndërkombëtar. Dhe e treta, sepse e gjithë kjo thotë se nuk mund të flasim për një Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt, për kufij të sigurt evropianë, pa një Maqedoni të Veriut të qëndrueshme dhe të sigurt, pa menaxhim të fortë të kufijve. Së fundi, kjo Aleancë Globale është një tjetër konfirmim se porta e fortë e vendit tonë garanton sigurinë e kufijve evropianë dhe parandalimi i krimit ndërkufitar në vendin tonë premton sigurinë e qytetarit evropian. Është bashkimi që tregon se kemi kaluar pikën kritike për afrimin me BE-në”, tha ministri Spasovski.
Politikat që i zbatuam në periudhën e kaluar, me të cilat këtë vit siguruam ulje të tentativave për kalime ilegale për 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar, theksoi Spasovski, treguan se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme dhe e aftë të sigurojë vend në Bashkimin Evropian. Ashtu siç qytetarët e Maqedonisë së Veriut i përkasin natyrshëm familjes evropiane, theksoi ai, ata meritojnë vlera evropiane dhe përpiqen drejt perspektivës së zgjedhur për mundësi të barabarta, për sundimin e ligjit, lirinë, ekonominë e tregut, kujdesin e shtetit për çdo qytetar, për jetën në një shoqëri të qëndrueshme në të cilën rregullat dhe të drejtat e së cilës janë konstante si dhe për bashkëqytetarët e tyre të ardhshëm në BE.
Ky takim i sotëm, si dhe disa ngjarje historike në të kaluarën, në të cilat shteti u kurorëzua si partner i barabartë pikërisht përmes MPB-së, theksoi ministri Spasovski, dhe unë si ministër pata nderin të jem iniciator dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë – si fillimi i operacionit të përbashkët me Fronteksin në prill të këtij viti, apo Marrëveshja me BE-në në gjuhën maqedonase, të cilën e kam nënshkruar gjysmë viti më parë, janë momentet që shënojnë pikën e pakthimit në rrugën evropiane.