Osmani: Me marrëveshjen që Malta të marrë presidencën e OSBE-së, fitoi bota demokratike
Me marrëveshjen që Malta të marrë presidencën e OSBE-së, fitoi bota demokratike. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, për portalin e Brukselit “Politiko”. Si kryesues aktual me OSBE-në, që ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes, rrugës për në takimin e sotëm të NATO-s, në një bisedë me gazetarin e “Politiko” për zhvillimet, thekson se nuk e konsideron kompromisin si fitore për Rusinë.
Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
“Kemi fituar, botën demokratike, ata që ndjekin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Edhe me këtë marrëveshje organizata, mund të them, është e sigurt. Mendoj se Rusia nuk ishte aq e kënaqur me punën e OSBE-së”.
Po ashtu “Politiko”, ka theksuar se Organizata u përball me kritika në Bruksel se ka tejkaluar qëllimin e saj dhe nuk arriti të parandalonte luftën në Ukrainë, por siç thuhet në analizë, disa zyrtarë, përfshirë Osmanin, këmbëngulën se mund të luante një rol kyç në monitorimin e çdo armëpushimi ose marrëveshje të mundshme paqeje.
Përndryshe, kompromisi që kryesuesi i ardhshëm i OSBE-së të jetë Malta, u bë me dije një ditë më parë. Ndërsa, marrëveshja për kryesimin e Maltës, do të nënshkruhet në Këshillin e Ministrave në Shkup.
Për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Bjellorusisë, rezultuan të pasuksesshme disa tentime që të arrihet konsensuz që kandidatja Estonia, të kryesoj me OSBE-në, në vitin 2024 dhe në moment të fundit u arritur pajtueshmëri që pasardhëse e arrdhshme e OSBE-së, të jetë Malta.
Në dhjetor, skadon afati edhe për 4 liderë të Organizatës, kurse njëra ndër çështjet më të rëndësishme që duhet të zgjidhet është buxheti, i cili nuk është miratuar që nga vitit 2021, si dhe shumë aktivitete tjera të organizatës.