Me simbolin e shqiponjës, kryetari i New York-ut uron shqiptarët për 28 nëntorin
Kryetari i New York-ut, Eric Adams ka uruar shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.
Ai në një postim në “X” ka thënë se shqiptarët po e mbajnë qytetin tonë në lëvizje.
“Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe punonjësit e palodhur të New York-ut që mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams.
Adams ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar.