Emocionuese, kështu reciton Tara e vogël nga komuna e Likovës për ditën e Flamurit (VIDEO)
Festa e Flamurit është në pragë. me këtë rast nxënësit dhe mësimdhënësit kanë nisur përgatitjet për nder të 28 nëntorit, shkruan Open-TV.
Vajzë e vogël dhe simpatike Tara nga fshati Mateç i komunës së Likovës, e veshur me motive kuq e zi, ka recituar një poezi për nder të flamurit.
“Unë jam e vogël, por një gjë e di, flamuri jonë është kuqezi. Sa bukur e qendise oj Marigonë, Ismail Qemali e ngriti në Vlorë”, reciton poezinë 5-vjeçarja Tara.
Nga videoja e publikuar, Tara duket se që tani ka shfaqur dëshirën për tu bërë artiste. (Open-TV)