Lëvizja BESA – Kumanovë: Po dalin në shesh gënjeshtrat e Grubit dhe BDI-së për kufirin Llojan – Miratoc
Ashtu si çdo premtim që nuk realizuan për 20 vite qeverisja, BDI dhe Artan Grubi disa herë kanë gënjyer opinionin në Maqedoninë e Veriut për pikën kuftiare Llojn – Miratoc. Një video e shpërndarë nga disa qytetar kumanovar në rrjetët sociale, tregojnë qartë se në këtë pike kufitare nuk po kryhet asnjë lloj punimi dhe se edhe ky premtim del të jetë një gënjeshtër e radhës nga partia shqiptare në pushtet.
Lëvizja BESA – Kumanovë kërkon nga autoritetet të dalën dhe të sqarohen se si qëndron e vërteta e kufirit dhe pse nuk po nisin punimet që i premtoj Artan Grubi dhe partia e tij.
Ky premtim për pikën kufitare, BDI po e përdor vetëm për fushatë zgjedhore, ndërsa kur vijnë koha për veprim ata struken dhe heshtin sikur nuk kanë premtuar asgjë. Qytetarët e kanë kuptuar lojën e tyre dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për ndryshim dhe progress, e jo për dështim dhe gënjeshtër.