Rajon - Botë

Fundoset anija, 1 vdekur dhe 12 të zhdukur në Greqi

Një tragjedi detare ka ndodhur në Egjeun lindor, ku si rezultat i kushteve të pafavorshme të motit një anije mallrash u përmbyt, duke shkaktuar viktima e të zhdukur.

Autoritetet greke njoftojnë se deri tani kanë gjetur një trup të pajetë, ndërsa 1 tjetër është shpëtuar dhe është dërguar për mjekim në Egjipt

Ekuipazhi i anijes Raptor përbëhej nga 14 marinarë, tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare greke. Ajo ishte nisur drejt Stambollit nga Aleksandria e ngarkuar 6.000 tonë kripë.
Autoritet greke njoftojnë se pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, rojet bregdetare po vijojnë kërkimet për gjetjen e 12 trupave të tjerë në zonën e ishullit Lesbos. Operacioni i kërkim-shpëtimitpërfshin shtatë mjete lundruese, dy helikopterë, një nga Forcat Ajrore, një nga Marina, si dhe një fregatë të Marinës.