Shoqata e shkrimtarëve “OENEUM” homazhe te varri i Mehmet Pashë Derallës
26 nëntor 2023, – Tetovë
Një organizim me vlerë nga kryetari e shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë, zotëri Daim Iljazit,me ne, disa anëtarë të kësaj shoqate, në Tetovë, në orët e hershme të mëngjesit, e vizituam në varrezat tetovare, vendin ku preheshin eshtrat e kolosit të madh, Mehmet Pashë Derallës. Kryetari Daim Iljazi duke mbajtur një fjalim, e përkujtoi këtë gjeneral, ushtar, ministër, për çdo aktivitet të tij gjatë tërë jetës deri në shuarjen e tij.
Atdhetarët që dhanë aq shumë për kombin, e mbetën në fletat e
historisë kombëtare, tetovarë, që njihet si djepi i kauzës kombëtare, kanë dalë aq shumë personalitete të shquar, që kanë qenë të shkolluat nëpër universitetet e jashtme, të ditur, të mençur, mësues, veprimtarë, luftëtarë shkrimtarë e atdhetarë të profesioneve të ndryshme, që vuajtën nëpër kazamatet e burgjeve më në zë si torturuese e vrasëse të kohës, së popullit nën zgjedhë, në robëri. Një prej tyre ishte figura madhore e kolosit tetovar, Mehmet Pashë Derallës, gjeneralit të ushtrisë perandorake, të sigurimit të Lidhjes së Prizrenit, ministrit të
Parë të luftës gjatë shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar, në Vlorë,në qeverinë e Ismail Qemalit.
Ne , anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, e nderuam me lule dhe mbajtëm një minut heshtje para varrit të këtij kolosi aq të madh.
Ishte e vendit, jo e rastit, të përkujtohen të gjithë ato personalitete që i ka dhënë Tetova kreshnike.
Para njërit, Mehmet Pashë Derallës i ulëm krerët tonë, ku nëpërmes lulesh modeste, i shprehëm ndjenjat tona , që nëse i harron institucioni, jemi ne shkrimtarët, poetët që jo që nuk i harrojmë por edhe i përkujtojmë.
https://www.facebook.com/share/p/JjdKC8UwZTt6J33p/?mibextid=I6gGtw
https://www.facebook.com/share/p/zmv9demytnLyXKKp/?mibextid=I6gGtw