Somali, 96 viktima si pasojë e përmbytjeve
Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të mëdha në Somali.
“Numri i të vdekurve nga vërshimet ne Somali ka shkuar në 96”, shkroi agjencia e lajmeve SONNA në rrjetin social X, duke shtuar se kjo shifër është konfirmuar nga Mahamuud Moallin, kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali.
Njëlloj sikurse pjesa tjetër lindore dhe Briri i Afrikës, Somalia është goditur nga shira të pandërprerë që nisën në tetor. Ato u shkaktuan nga El Ninjo dhe një fenomen tjetër klimatik i Oqeanit Indian.
Të dyja janë këto fenomene klimatike ndikojnë në temperaturat e sipërfaqes së oqeanit dhe shkaktojnë reshje shiu mbi mesatare.
Përmbytjet janë cilësuar si më të rëndat në dekadat e fundit dhe i kanë shtyrë rreth 700.000 njerëz të zhvendosen, sipas Kombeve të Bashkuara.