Maqedoni

Disa qytete dhe fshatra në Maqedoni mbeten pa energji elektrike për shkak të borës

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Maqedoni, sipas informacioneve në Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit, njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, që kanë përfshirë territorin e vendit, ka defekte të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në disa lokacione.

Ekipet e EVN-së tashmë janë angazhuar në heqjen e defekteve për furnizim të pandërprerë me energji elektrike në zonat, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike.

“Pa energji për momentin janë lokacionet në Shkup – Qendër, rreth “Mlin Balkan”, Idadija dhe rr. “9 maj”; Strumicë – “Karbino 3″ – Dobrejci, Vasilevë, Gradoshorci me rrethinë; Tetovë – Sellcë, Llacë, Brodec, Veshallë, Bozovcë, Vejce, Shipkovicë; Shën Nikollë – Preod dhe Krusica;
Kërçovë – Crvivci, Oslomej, Zubrino, Arangel, Sërbica, Berikovo, Jagol, Tuin; Dibër – Zhitineni, Qendra Zhupë, Balanci, Broshtica, Gorenci, Peresi, Zhirovnica, Gari, Lazaropole; Gostivar – Gjonovica e Poshtme dhe e Epërme, Balindol, Lakavica, Mitrovi Krsti, Simnica, Tërnova, Kunova, Srbinova, Padalishte, Vrutok, Reçane, Cerovë, Raven; Makedonski Brod – Bence, Kovaç, Zveçan, Botusje e Poshtme dhe e Epërme, Kiçan, Bitovë, Bolce, Rastezh, Trebovlje, Blizansko dhe Zdunje”.

“Ekipet e EVN-së tashmë janë angazhuar për heqjen e defekteve për furnizim të pandërprerë me energji elektrike në zonat e përmendura”, thuhet në njoftim.