Spasovski, Nikollovski dhe Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në komunën e Manastirit
Ministrat e Punëve të Brendshme, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Kulturës, Oliver Spasovski, Lupço Nikollovski dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska do ta vizitojnë sot Komunën e Manastirit.
Siç është paralajmëruar, ata do të kenë takim me shfrytëzuesit e mjeteve përmes Programit vjetor për përkrahje të projekteve me interes kombëtar në kulturë dhe përmes konkursit “Vizato në maqedonisht” në galerinë “Magaza”.
Pas kësaj, delegacioni qeveritar do të shkojë në Sektorin për punë të brendshme (SPB) – Manastir, ku do të flasë ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa vizita e punës do të përfundojë në fshatin Kazhani, ku ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të ketë takim me një përfituese të Programit IPARD.