Rajon - Botë

Ushtria izraelite shkatërron infrastrukturën në spitalin Al-Shifa dhe largohet nga kompleksi

Ushtria izraelite ka shkatërruar shumicën e objekteve dhe infrastrukturën jetike të spitalit Al-Shifa në Gaza para se të largohej nga kompleksi pas dhjetë ditë pushtimi.

Burime lokale të paidentifikuara për Anadolu thanë se ushtria izraelite shkatërroi ndërtesa dhe gjeneratorë të energjisë, si dhe pajisje mjekësore jetike si pompat e oksigjenit dhe pajisje të tjera mjekësore, para se të largohej sot nga kompleksi, i cili shërbeu si objekti kryesor mjekësor për palestinezët në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite pushtoi spitalin Al-Shifa për dhjetë ditët e fundit, duke larguar me dhunë pacientët, të plagosurit, mjekët, paramedikët, anëtarët e tjerë të stafit dhe civilët që kërkonin siguri nga sulmet izraelite në Gaza.

Të njëjtat burime raportojnë se ushtria izraelite hodhi në erë edhe shumë reparte dhe ndërtesa të spitalit.