Donatorët e BDI-së vazhdojnë të marrin tenderë nga shteti
Emisioni KOD ka vazhduar gjurmimin e lidhjes mes BDI dhe Lotarisë së Maqedonisë. Së fundmi, për aktivitetet të marketingut Lotaria e Maqedonisë për këtë vit do të ndajë 1.9 milionë euro, që është dyfishi i vitit të kaluar.
Kompania e njohur dhe e afërt me BDI, Arbëria përveç tendereve që ka marrë nga institucione shtetërore, tani do të merr para edhe nga Lotaria e Maqedonisë. Pronari i kësaj kompania është Hasim Hamzai, i cili në vitin 2015 ka bërë donacion prej 15 milionë euro në konton e BDI-së.
Edhe një kompani tjetër që ka fituar tenderë nga Lotaria e Maqedonisë e që lidhet me BDI-në dhe Arbërinë është Litera Grup e cila këtë vit ka fituar katër tenderë.
Dy prej tyre janë për shtypjen e materialeve të brenduara për aktivitetet promovuese në vlerë të përgjithshme prej 134 mijë euro.
Pronari i Litera, Afet Ilazi, jo vetëm që më parë kanë punuar në Arbëria, por edhe emri i tij është në listën e personave që kanë dhënë para donacion për BDI-në.
Në biznesin me Lotarinë kanë hyrë edhe anëtarë tjerë të familjes Hamzai, njeriu i parë i Arbërisë.
Firma relativisht e re Dement, e formuar vitin e kaluar, për tre muaj ka marrë tenderin e parë edhe atë nga Lotaria. Më pas kanë pasuar edhe tre. Kompania ka dy pronarë, ndërsa njëri prej tyre është Ermir Hamzai, i cili në realitet është djali i pronarit të Arbërisë.