Dy vite nga tragjedia e Bullgarisë ku jetën humbën 44 persona
Dy vite më parë gjatë kthimit nga Turqia, një autobus i kompanisë Besa Trans, mori flakën në Bullgari. Si pasojë, jetën e humbën 44 udhëtarë ndërsa shpëtuan mrekullisht vetëm shtatë udhëtar.
Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, është faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Por, familjarët ende dyshojnë se sinjalistika dhe ndriçimi i pakët, po ashtu kanë ndikuar në aksident.
Pronari i Besa Transit, po ndiqet penalisht për falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht se ka kryer transport ndërkombëtar pa pasur licencë të lëshuar, nga Ministria e Transportit, por ka treguar dokumente false në kufi.