Lloga: Për sistemin e drejtësisë problem mbeten oligarkët
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga i pyetur nëse ka vullnet politik që të bëhen reformat në sistemin e gjyqësorit, tha se ka vullnet politik.
“Çdokush që është i implikuar në vepra të cilat janë të ndaluara do të blej kohë. Shumë njerëz brenda partive politike e minojnë këtë proces. Por unë mendojë se ekziston vullneti brenda subjekteve politike, por ka segmente edhe brenda pushteti edhe brenda opozitës të cilët janë pjesë e një të kaluare jo të largët të oligarkisë të cilët kanë ngërthyer në kthetrat e veta tre sistemet e drejtësisë. E them dhe e stërthem se në Maqedoni problem mbetet oligarkia”, u shpreh ministri Krenar Lloga.
Lloga tha se ju keni dy proces të rëndësishme që kanë dështuar, një ka qenë procesi i lustrimit, dhe procesi i dytë që ka qenë dështimi i prokurorisë publike.
“Këtë proces e minon të gjithë përfshirë edhe personin i cili sot gjendet në listën e zezë të SHBA-së, Orce Kamçev”, tha më tej Lloga.
Krenar Lloga: Jam i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i shfuqizoj ndryshimet në Kodin Penal
Krenar Lloga: Jam i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i shfuqizoj ndryshimet në Kodin Penal
Ndryshimet e Kodit Penal nuk kanë ndjekur procedurën të cilën e parashohin konventat standarde ndërkombëtare. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku ka shtuar se për këto ndryshime ende duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
“Mund tu shfuqizohen nga ana e gjykatës kushtetuese me arsyen sepse kur janë dërguar për mendim, sepse e thotë procedura e saktë, do të duhet të marrin mendim nga institucionet të cilët preken nga kjo, nuk është pritur mendimi për këto ndryshime, dhe nuk janë këto ndryshime për të cilat është pyetur institucioni në fjalë qoftë gjyqësori qoftë prokurori dhe janë bërë këto ndryshime brenda natës”, tha LLoga, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese ta rrëzoj dhe kjo fitore e cila sot po festohet të kthehet mbrapsht dhe lëndët do të kthehen aty ku e kanë vendin.
Ai tha se është i bindur se Gjykata Kushtetuese do të jetë në nivelin e detyrës. /SHENJA/