Maqedoni

Çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do ta përcaktojë EVN

Në vend të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do ta përcaktojë EVN HOME. Rregullatori do të ketë vetëm detyrimin për të bërë inspektim, por është e pasigurt nëse do të mund të ndërhyjë. Këtë e parashikojnë ndryshimet e reja në ligjin për energjinë, njoftoi kryetari i komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimoski.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Ne nuk do ta përcaktojmë më në ato mënyra, çmimi për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël do të publikohet nga EVN HOME. Paraprakisht komisionit rregullator I energjetikës do ta kontrollojë nëse do të aplikohen sistemet tarifore saktë . Kjo bëhet pothuajse në të gjitha vendet, vetëm ne, Sërbia dhe Kosova kemi ngelur aty ku KRRE e shpall çmimin e rrymës”.

Çmimi i ri duhet të miratohet deri në fund të vitit dhe do të jetë i vlefshëm nga janari. KRRE bën të ditur se nuk do të ketë ndryshime as në blloqet tarifore.