Rusia pretendon se ka shkatërruar se tre dronë ukrainas në Krime
Njësitë kundërajrore ruse shkatërruan tre dronë ukrainas mbi gadishullin e Krimesë, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me UAV të tipit avioni në objekte në territorin e Federatës Ruse u parandalua,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters.
“Tre mjete ajrore pa pilot u shkatërruan mbi territorin e Republikës së Krimesë nga mbrojtja ajrore”, tha ministria.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina thotë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar i fundit rus të dëbohet nga territori i saj.
Rusia pretendonse Krimea tani është pjesë e Rusisë.