Maqedoni

Ministrja Petrovska: Lavrov nuk ka pse të vijë në Shkup!

Ministrja Slavjanka Petrovska në edicionin e sontëm të “Tema e ditës” në Ditarin televizionit shtetëror në gjuhën maqedonase, në pyetjen e gazetarit u përgjigj edhe për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup.
Me këtë rast ajo ka theksuar se nëse merret parasysh sjellja e Rusisë dhe politika e saj e jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim, transmeton Lideri.mk.

“Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrov, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të vinte këtu”, ka deklaruar Petrovska. Ministri i jashtëm Bujar Osmani nga ana tjetër para disa ditëve deklaroi se tha se si rregull duhet të jenë të gjithë të pranishëm dhe se do të bëhen përpjekje logjistike që Lavrov të vijë, por kjo do të varet nga vendimet që do të merren, shkruan Vertetematesi./Lideri