Maqedoni

Lista “Më mirë për Tetovën” reagon për uzurpimin e hapësirave të gjelbra në rrugën Boris Kidriç

Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon reagim të shpejtë nga Komuna e Tetovës për parandalimin e shkatërrimit dhe uzurpimit të hapësirave të gjelbra publike përgjatë rrugës Boris Kidriç që po na ndodh edhe sot para syve tanë. Në të kundërtën çdo tolerim i këtij uzurpimi apo “donacioni” në heshtje nga ana e udhëheqësisë së Komunës do të konsiderohet si bashkëfajsi me prapavijë korruptive.

“Për fat të keq, kaluan dy vjet dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e mbajti premtimin se do t’i lirohjë hapësirat publike të gjelbra përgjatë rrugës Boris Kidriç që u ju vodhën qytetit. Përditë e më shumë trotuaret si hapësira publike për këmbësorë uzurpohen nga kompanitë e ndërtimit në kohëzgjatje mbi një vjeçare në kundërshtim me Ligjin për ndërtim sipas nenit 156-b paragrafi 1 pika 4 inspektorati duhet të shqiptojë dënim për investitorin. Pyesim Komunën për çfarë interesash mbyll sytë për investitorët privat duke sakrifikuar interesin publik?” – reagojnë nga Lista më Mirë për Tetovën.