Rajon - Botë

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza rritet në mbi 14.100

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 14.128, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar tha se viktimat përfshijnë mbi 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Po ashtu mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht në ofensivën izraelite.

Bllokada izraelite gjithashtu ka ndërprerë Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë, si dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.