Kujdes, 50 euro falso po qarkullojnë në Tetovë
Dyzet e nëntëvjeçari S.I nga Zhelina e Tetovës, dje në ora 11:10 në SPB-Tetovë ka raportuar semë datë 29 të muajit të kaluar një person kishtë hyrë në objektin e tij të blerjes dhe kishte kërkuar që të shkëmbente në denarë dy kartëmonedha nga 50 euro, të cilat më vonë kishin konstatuar se ishin falsifikuara.
“Kartëmonedhat janë marrë për ekspertizë dhe çështja është duke u zbardhur”, njoftuan nga Policia e Tetoves.