Incident në Kuvend, deputetët e Levicës e thyen kompjuterin dhe gjuanin me letra zv/kryetarin e Kuvendit
Incident në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Seanca u ndërpre pasi dy deputetët e Levicës, Dimitar Apasiev dhe Kërmov, kanë thyer kompjuterin e zv/kryetarit të Kuvendit, Goran Misovski dhe më pas u lëshuan drejt tij duke e gjuajtur me letra e amendamenteve të cilat Levica i ka dorëzuar për ndryshimet në Rregulloren, raporton SHENJA.
Kërmov më pas filloi ta thyej kompjuterin dhe kërkoi të ndërpritet seanca.
Incidentin pasoi pasi 87 deputetet nuk e pranuan kërkesën e Levicës që të hiqet Rregullorja nga rendi i ditës. Seancën e ndërpreu kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.