Rajon - Botë

Një tjetër gazetar vritet nga ushtria izraelite në Gaza

Një gazetar palestinez u vra të shtunën në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë e identifikoi gazetarin si Sari Mansour, i cili u vra në kampin e refugjatëve Bureij në Gazën qendrore.

Grupi tha më herët të shtunën se gazetari dhe analisti politik Mustafa al-Sawwaf u vra gjithashtu, së bashku me disa anëtarë të familjes, në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës.

Ai shtoi se dy nga djemtë e al-Sawwafit u plagosën rëndë në sulm dhe i identifikuan ata si Montaser, fotograf me kontratë për Anadolu, dhe Mohammad, regjisor.

PJS-ja vuri në dukje se numri i gazetarëve palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 79, krahas 29 të arrestuarve.

Izraeli ka vrarë më shumë se 12.300 palestinezë në sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një ofensivë e befasishme e 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas. Ndërkohë, numri zyrtar i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200.